Sporti

Real Madridi e nis sonte mbrojtjen e titullit, përballet me Mallorcan e Muriqit

08/18/2024 11:52
nga:E K

Real Madridi do ta nis sonte sezonin e ri në La Liga.

“Los Blancos” do të synojnë mbrojtjen e titullit që e fituan me lehtësi sezonin e kaluar.

E pengesa e parë e skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti do të jetë Mallorca e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.

Sonte pritet që edhe Kylian Mbappe të debutojë në La Liga me Real Madridin, teksa në Superkupën e Evropës arriti të shënonte gol.

Ndeshja fillon nga ora 21:30.