Sporti

Real Madridi e fillon vitin me lehtësime ekonomike

11/17/2021 15:40
nga:Mergim Rreci

Arka e Real Madridit mund të marrë një lehtësim ekonomik nga vera e ardhshme, duke përfituar nga ky elasticitet financiar për të sulmuar tregun e transferimeve, me Kylian Mbappe si objektivi numër një për sezonin e ardhshëm.

Me disa nga lojtarët më të paguar në fund të kontratës së tyre, Real Madrid do të jetë në gjendje të garantojë kursime me vlerë pak më shumë se 60 milionë euro bruto në sezon që nga fillimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Gareth Bale, një nga lojtarët që përfundon kontratën e tij me Merengues në fund të këtij sezoni, nuk pritet të qëndrojë në Madrid, gjë që do të përkthehet në kursime prej 30 milionë euro bruto për klubin, një shumë që aktualisht fitohet nga sulmuesi i Uellsit.

Gjithashtu Marcelo, një nga lojtarët me më shumë vite në klub në skuadrën aktuale, është në fund të kontratës së tij dhe nuk ka zhvillime në lidhje me synimin e të dyja palëve për të zgjatur marrëdhënien kontraktuale, gjë që do të shpëtonte arkën e blancos me një shumë prej rreth 18 milionë euro (bruto), që i përgjigjet edhe pagës së mbrojtësit brazilian.

Përveç Bale dhe Marcelo, Isco është një tjetër lojtar në fund të kontratës së tij me klubin madrilen, dhe madje duhet të përfundojë largimin në fund të sezonit pasi ai nuk po përshtatet aq sa do të donte në skuadër të krijuar nga Carlo Ancelotti. Me një pagë neto prej 6.7 milionë euro në sezon, mesfushori spanjoll do të përfaqësonte një kursim prej rreth 13 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/