Real Madridi do ta bojkotojë sërish ceremoninë për çmimin më prestigjioz individual në futboll – “Topin e Artë”.
Një vit më pas, Florentino Perez është ende i zemëruar. Marca, një media e lidhur ngushtë me Realin, pretendon se askush nga klubi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë më 22 shtator, transmeton GazetaBlic Sport.
Presidenti i Real Madridit është i zemëruar që vitin e kaluar çmimi prestigjioz, i cili jepet me votim të kapitenëve, trajnerëve dhe gazetarëve, i shkoi Rodrit, pavarësisht pretendimeve se Vinicius Junior ishte favoriti kryesor.
Real Madridi ka lojtarët e vet në listën e ngushtë këtë vit: Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Vinicius. Por këtë vit është e qartë se asnjëri prej tyre nuk do ta fitojë çmimin.
Favoritët janë Ousmane Dembele, Lamine Yamal dhe Vitinha.
/GazetaBlic Sport/


