Sporti

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

03/03/2024 11:22
nga:E K

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë mes Valencias dhe Real Madridit prodhoi polemika të shumta.

Një gol i Jude Bellingham në fundin e ndeshjes doli të jetë i pavlefshëm, pasi gjyqtari vendosi të përfundonte ndeshjen vetëm një ose dy sekonda para se topi të përfundonte në rrjetë.

Kjo gjë tërboi Real Madridin dhe veçanërisht Bellinghamin, i cili për reagimin e tij mori karton të kuq nga Gil Manzano.

Pavarësisht kësaj, klubi nga Madridi synon të apelojë kartonin e kuq të treguar ndaj Bellinghamit, siç raportohet nga gazetari, Arancha Rodriguez.

Kjo do të thotë se Komiteti i Garave i Federatës Spanjolle të Futbollit do të vlerësojë çështjen gjatë ditëve të ardhshme.

Gjasat janë që Real Madridi të njoftohet për këtë vendim të mërkurën ose të enjten.

Siç qëndrojnë gjërat, ylli anglez do të humbasë ndeshjen e ardhshme ndaj Celta Vigos.

Por, Bellingham edhe mund të dënohet më shumë, varësisht nga ajo se çfarë ka shkruar në raport gjyqtari i ndeshjes.