Mesfushori legjendar, Andes Iniesta i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.
Iniesta karrierën e tij e zhvilloi te Barcelona aty ku fitoi tituj të shumtë me skuadrën katalunase, shkruan GazetaBlic Sport.
Rivali i Barcelonës, Real Madrid ka vlerësuar Iniestan duke e cilësuar si një lojtar të paçmuar në sportin spanjoll.
“Presidenti dhe Bordi Drejtues i Real Madridit duan të tregojnë vlerësimin, admirimin dhe dashurinë e tyre për një nga legjendat më të mëdha të futbollit spanjoll dhe botëror. Përtej titujve të panumërt që ka arritur gjatë karrierës së tij, Andres Iniesta ka dhënë një kontribut të paçmuar në sport. Goli i tij ikonë në finalen e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e të gjithë tifozëve spanjollë”.
💕Real Madrid, ezeli rakibi Barcelona’nın efsane ismi Andreas Iniesta’nın futbolu bırakma kararı üzerine açıklama yaptı;
“Real Madrid Başkanı ve Yönetim Kurulu, İspanyol futbolunun ve dünya futbolunun en büyük efsanelerinden birine olan takdirlerini, hayranlıklarını ve… pic.twitter.com/aHQcs3XR0e
— Sporx (@sporx) October 8, 2024
/GazetaBlic Sport/


