Sporti

Real Madrid vihet pas Heung Min Son

06/25/2022 10:56
nga:E K

Heung Min Son ka ngjallur interesimin e skuadrës së Real Madrid.

Jugkoreani ka qenë kyç në sezonet e fundit për Spurs duke kaluar në formë të mirë personale, shkruan GazetaBlic Sport.

Së fundmi 29-vjeçari e fitoi “Këpucën e Artë” pasi shënoi më së shumti gola në ligë, së bashku me Mohamed Salah.

Gazetari, Rudi Galetti raporton se Son është në listën e dëshirave të ekipit madrilien.

Son mund të luajë në të gjitha pozitat sulmuese, por pozicioni i tij natyral është sulmues krahu.

/GazetaBlic Sport/