Sporti

Real Madrid vetëm në vendin e shtatë, lista e favoritëve në Ligën e Kampionëve

09/16/2025 09:38
nga:Mergim Rreci

Superkompjuteri Opta ka bërë parashikimet e tij për Ligën e Kampionëve 2025-26 , duke e nxjerrur Liverpoolin si favoritin kryesor.

Favoritët e përgjithshëm në këto llogaritje janë Liverpooli, të cilit i jepet një shans prej 20.4% për të fituar, i ndjekur nga Arsenali me 16% dhe kampionët në fuqi PSG me 12.1%, transmeton GazetaBlic Sport.

Manchester City renditet i katërti me 8.4% shanse, njësoj si Barcelona. Skuadra e Real Madrid është vetëm në vendin e shtatë me 5.8%.

/GazetaBlic Sport/