Sporti

Real Madrid vë në shitje emra të mëdhenj të lojtarëve

12/27/2021 12:01
nga:E K

Real Madrid nuk ka ndërmend të zgjasë kontratat me dy yjet e tij të mëdhenj, raportojnë mediat spanjolle, duke shtuar se Gareth Bale dhe Isco janë kandidatët kryesorë për t’u larguar nga klubi tashmë në afatin kalimtar të dimrit.

Situata është e ngjashme me mbrojtësin e majtë Marcelo, kontrata e të cilit gjithashtu skadon në qershor. Ai ka pasur minuta modeste këtë sezon dhe Reali është i gatshëm të respektojë vendimin e tij për të ardhmen, cilado qoftë ajo, përcjell GazetaBlic Sport.

Mariano Diaz, Luka Jovic dhe Eden Hazard janë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, por Reali është i hapur për negociata me çdo klub të interesuar për shërbimet e tyre në janar.

Kështu ka qenë dy vitet e fundit me Alvaro Odriozolo dhe Martin Odegaard.

/GazetaBlic Sport/