Sporti

Real Madrid TV reagon në lidhje me gjyqtarin e ndeshjes ndaj Atleticos

09/25/2025 18:45
nga:Mergim Rreci

Javier Alberola Rojas u caktua si gjyqtar i ndeshjes mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Real Madrid TV publikoi një video që tregon gabimet e këtij gjyqtari. Gjatë karrierës së tij, Rojas ka arbitruar 16 ndeshje të Real Madridit, nga të cilat skuadra ka fituar 11.

Dy nga ndeshjet ishin mes Real Madridit dhe Atleticos, të dyja në sezonin 2023/24. Njëra ishte një ndeshje lige dhe u fitua nga Atletico 3-1, dhe tjetra ishte një gjysmëfinale në Superkupën e Spanjës, të cilën Reali e fitoi 5-3 pas kohës shtesë.

Në të gjitha këto ndeshje për “Mbretërit”, Arbeloa Rojas i ka treguar vetëm një karton të kuq një lojtari të këtij ekipi – Alvaro Odriozola-s në sezonin 2019/20.

/GazetaBlic Sport/