Skuadra e Real Madridit ka triumfuar në ‘El Clasico’ ndaj Barcelonës me rezultatin 1:2.
Madrilenët fituan ndaj Barcelonës në ‘Camp Nou’, për të marrë tre pikë tejet të rëndësishme, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë në këtë sfidë e ka shënuar David Alaba, pas 31 minutave lojë.
David Alaba realizon gol të jashtëzakonshëm ndaj Barcelonës
Real Madrid kishte disa raste shënimi në këtë duel me Karim Benzema e Vinicius Junior, por Ter Stegen ishte në formë dhe priti goditjet e tyre.
Ndërkohë, Barcelona ishte më e rrezikshme në pjesën e dytë dhe kishte disa raste me Agueron e Ansu Fatin, por nuk ia dolën ta gjejnë rrugën e golit.
E krejt në fund, Real Madrid shënoi edhe golin e dytë ndaj Barçës me anë të Lucas Vazquez, i cili gjeti golin në minutën e 93’të.
Kur të gjithë menduam se gjithçka përfundoi me rezultaitn 0-2, Aguero u shfaq në skenë dhe shënoi për të shënuar golin e nderit për katalunasit.
Real Madrid me këtë fitore shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e parë, kurse Barcelona mbetet në vendin e 8’të me 15 pikë.
/GazetaBlic Sport


