Real Madrid ka shfaqur interesim të madh për yllin argjentinas të River Plate, Julian Alvarez.
Alvarez ka bërë paraqitje të mira me klubin e Amerikës Latine dhe ka ngjallur interesimin e gjigantit spanjoll, Real Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Marca, Real Madrid është duke vëzhguar situatën e 21-vjeçarit dhe nëse vazhdon me formën e mirë, atëherë “Los Blancos” do bëjnë një ofertë për argjentinasin.
Alvarez ka shënuar 15 gola në 16 paraqitje me River Plate.
/GazetaBlic Sport/


