Sporti

Real Madrid synon transferimin e Laporte, Al Nassr kërkon 30 milionë euro

11/10/2024 13:11
nga:E K

Al Nassr do të kërkojë 30 milionë euro për të ndarë rrugët me qendërmbrojtësin Aymeric Laporte në janar, raportoi Marca.

30-vjeçari spanjoll është një objektiv transferimi i Real Madridit, i cili po kërkon të forcohet në atë pozicion në janar për shkak të shumë mbrojtësve të lënduar në skuadër, transmeton GazetaBlic Sport.

Laporte ka qenë pjesë e Al Nassr që nga vera e vitit 2023, kur skuadra saudite i pagoi 27.5 milionë euro Manchester Cityt për të kartonin e tij. Që atëherë, reprezentuesi spanjoll ka luajtur 54 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 7 gola.

Për shërbimet e Laportes në verë ishte i interesuar edhe Real Madridi, por më pas nuk ndodhi një transferim dhe tani Al Nassr kërkon të paktën 30 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/