Sporti

Real Madrid sot mëson kundërshtarin e finales së Superkupës, Atletico Madrid përballet me Athletic Billbao

01/13/2022 11:27
nga:E K

Real Madrid dje ka mposhtur Barcelonën duke u kualifikuar në finalen e Superkupës së Spanjës.

‘Los Blancos‘ mposhtën Barcelonën me rezultat 2-3 në gjysmëfinalen e kësaj gare, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet sot nga ora 20:00 mes Atletico Madrid dhe Athletic Billbao.

Skuadra fituese do të luajë në finale me ekipin e Carlo Ancelottit me 16 janar.

/GazetaBlic Sport/