Sporti

Real Madrid rikthehet të luajë në La Liga, këto janë të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot

12/30/2022 08:55
nga:Mergim Rreci

La Liga vazhdon sot me ndeshjet e radhës.

Skuadra e Real Madrid sot zbret në fushë, me madrilenët që do të përballen me skuadrën e Valladollid, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet në ora 21:30 në stadiumin ‘Jose Zorrilla’, me të drejtuarit e Ancelottit që kërkojnë ta mbyllin vitin me fitore.

Sot, luan edhe Mallorca e Vedat Muriqit, me sulmuesin kosovar që kërkon golin e radhës në nivelin elitar të futbollit spanjoll.

Mallorca do të përballet me skuadrën e Getafes, takim ky që luhet në ora 17:00.

Këto janë të gjitha takimet që do të zhvillohen sot.

/GazetaBlic Sport/