Sporti

Real Madrid refuzoi ofertën e Fiorentinës për Vlahovic, kërkohet vetëm transferimi i Mbappe

02/10/2022 14:42
nga:Mergim Rreci

Sipas Cadena Ser, Fiorentina i ofroi Dusan Vlahovic Real Madridit në janar, por “Merengues” refuzuan propozimin duke pritur Kylian Mbappe në verë.

Vlahovic iu bashkua Juventusit në një transferim prej 80 milionë eurosh nga Fiorentina në afatin kalimtar të dimrit dhe 22-vjeçari tashmë ka shënuar golin e tij të parë me Bianconerët, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi serb kishte tërhequr interes nga shumë klube të tjera në Evropë, duke përfshirë Arsenalin dhe Tottenham Hotspur, por në vend të tij zgjodhi Zonjën e Vjetër.

Sipas Cadena Ser, Fiorentina telefonoi Real Madridin sapo mori një ofertë nga Torino. Ata informuan gjigantët e La Ligës për propozimin e “Zonjës së Vjetër”, duke ditur se skuadra e Carlo Ancelottit do të vendoste edhe më shumë para në tryezë.

Megjithatë, ata zgjodhën t’i përmbahen planit të tyre origjinal, i cili duhet të shohë që Kylian Mbappé të transferohet në “Bernabeu” si agjent i lirë në fund të sezonit.

Gazeta gjermane Bild raportoi dy javë më parë se merengët tashmë kanë një marrëveshje në parim me superyllin francez.

/GazetaBlic Sport/