Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, ka dhënë një intervistë për “RMC Sport”, ku ka folur për mundësinë që Zinedine Zidane mund të bëhet trajneri i “gjelave”.
Deklarata e tij e ashpër ku tha se as nuk do ia hapte telefonin legjendës franceze ka nxitur reagime nga të gjithë në botën e futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbappe, Ribery dhe Benzema ishin ndër të parët që i dolën në krah Zinedine Zidane.
Pas kësaj edhe Real Madrid ka reaguar zyrtarisht rreth kësaj çështje duke mbrojtur ish trajerin e tyre.
“Real Madrid CF shpreh keqardhje për deklaratat e ashpëra të bëra nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Nöel Le Graët, për Zinedine Zidane, një nga legjendat më të mëdha të sportit botëror.
Këto fjalë nënkuptojnë mungesë respekti ndaj një prej figurave më të admiruara nga tifozët e futbollit në mbarë botën dhe klubi ynë pret një korrigjim të menjëhershëm. Zinedine Zidane, kampion bote dhe kampion europian që mbron fanellën e vendit të tij, ndër shumë tituj të tjerë, përfaqëson edhe vlerat e sportit dhe këtë e ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së tij profesionale si lojtar dhe si trajner.
Deklaratat e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit janë të papërshtatshme për dikë që e ka atë përfaqësim dhe skualifikon veten, si ato që ai bën edhe për kapitenin tonë Karim Benzema, fituesit aktual të Topit të Artë, kampion i Ligës së Kombeve me Francën në 2021, dhe fitues i 5 Champions League, ndër shumë tituj të tjerë“, ka shkruar klubi spanjoll në komunikatën zyrtare.
Official Announcement.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) January 9, 2023
/GazetaBlic Sport/


