Sporti

Real Madrid reagon ashpër: Ndeshja Villarreal – Barcelona, nuk do të luhet jashtë Spanjës

08/12/2025 17:27
nga:Mergim Rreci

Real Madridi ka lëshuar një qëndrim zyrtar duke kundërshtuar kategorikisht propozimin për të zhvilluar ndeshjen midis Villarrealit dhe Barcelonës jashtë Spanjës, pasi kjo shkel parimin e reciprocitetit territorial dhe kërcënon ekuilibrin konkurrues.

Klubi i ka bërë kërkesa FIFA-s, UEFA-s dhe Këshillit Suprem të Sportit që të mos lejojnë zhvillimin e ndeshjes pa pëlqimin unanim të të gjitha klubeve.

Real Madridi thekson se një ndryshim i tillë do të kishte pasoja serioze për integritetin e futbollit dhe këmbëngul në respektimin e rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kujtojmë që Federata Spanjolle e Futbollit ka miratuar propozimin e La Ligës për ta zhvendosur në Shtetet e Bashkuara supersfidën e dhjetorit mes Villarrealit dhe Barcelonës, por tashmë kundërshtimi nga Real Madrid, mund të ndryshojë gjithçka.

/GazetaBlic Sport/