Real Madrid tashmë po stërvitet në qendrën e tyre stërvitore, në atë që është seanca e fundit e punës përpara ndeshjes gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, e cila do të vendosë nëse skuadra e Carlo Ancelottit do të jetë në Wembley më 1 qershor apo Bayern.
2-2 në Allianz Arena lë një panoramë magjepsëse për atë që do të ndodhë nesër duke filluar nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu, përcjell GazetaBlic Sport.
E gjithë skuadra e Ancelottit ishte sot në dispozicion, përveç David Alaba. Austriaku është i vetmi lojtar i cili nuk u stërvit.
Ashtu si në ndeshjen e një jave më parë, pyetja për njëmbëdhjetëshen e Ancelottit reduktohet sërish te partneri i Rüdiger në qendër të mbrojtjes. Këtë herë duket se është Aurelien Tchouaméni ai që ka avantazhin ndaj Nachos. Kjo do t’i hapte dyert e 11’shes për Camavinga në qendër të fushës.
/GazetaBlic Sport