Real Madrid po planifikon të largojë një numër të madh të lojtarëve.
Klubi spanjoll po planifikon të kursejë mbi 100 milionë euro me shitjen e lojtarëve si Bale, Hazard, Isco dhe Marcelo, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Los Blancos’ ende nuk kanë hequr dorë nga ylli francez i PSG, Kylian Mbappe dhe për të siguruar fonde për transferimin e tij mund të largohen edhe Jovic dhe Vallejo.
Ndonëse ylli francez mund të transferohet me parametra zero tek ekipi madrilen pasi mbetet pa kontratë nga klubi i tanishëm në verën e ardhshme, kërkesa e pagës javore nga francezi mund të ketë koston e madhe, që do të bënte që skuadra madrilene do të duhet të përgaditet për një mega-kontratë për 22-vjeçarin.
/GazetaBlic Sport/


