Sporti

Real Madrid po mendon të rikthejë Varane

12/21/2023 16:53
nga:Mergim Rreci

Ditët e fundit është folur shumë për Real Madrid që pritet të futet në merkaton e janarit dhe të kërkojë për një qendërmbrojtës.

Dëmtimi i David Alaba e ka lënë Ancelottin me Rudiger dhe Nacho si opsionet e tij të vetme për këtë pozicion, pasi edhe Militao është i dëmtuar. Tekniku italian ka tepër nevojë për një lojtar në këtë pozicion, pasi edhe të dëmtuarit duan kohë që të rikuperohen.

Një nga emrat e lakuar për t’u transferuar është edhe Raphael Varane, mbrojtësi francez që aktivizohet për Manchester United, por para anglezëve luante për spanjollët. Sipas “Bild”, Varane është një lojtar kyç për United, por kohët e fundit e ka pasur të vështirë të aktivizohet rregullisht në formacionin e parë.