Sporti

Real Madrid planifikon dy ‘goditje’ të jashtëzakonshme në tregun e transferimeve

10/08/2024 18:20
nga:Mergim Rreci

Real Madrid thuhet se po planifikon të nënshkruajë me Trent Alexander-Arnold dhe Alphonso Davies në transferime të lira verën e ardhshme, sipas Marca.

Alexander-Arnold, mbrojtësi i djathtë 26-vjeçar i Liverpool-it, ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Anfield, por ende nuk ka finalizuar një kontratë të re, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në fund të sezonit, transmeton GazetaBlic Sport.

Në mënyrë të ngjashme, mbrojtësi i majtë 23-vjeçar i Bayern Munichut, Davies ka pak më shumë se gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij.

Real Madridi thuhet se pret deri në janar për të bërë oferta zyrtare për të dy lojtarët me shpresën për të siguruar nënshkrimet e tyre përpara sezonit të ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/