Sporti

Real Madrid përgatit ofertë për Mbappen në janar

11/11/2021 10:17
nga:E K

Real Madrid nuk po heq dorë nga dëshira për të transferuar yllin francez, Kylian Mbappe.

Verën e kaluar klubi spanjoll ofroi 180 milionë euro por oferta e tyre u refuzua nga PSG, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Marca’ raporton se ‘Los Blancos’ po synojnë të bashkojnë Vinicius Junior me Mbappen që shihen si yjet e ardhshëm të futbollit botëror.

Ndërkohë, Mbappe është i lumtur që t’i bashkohet gjithashtu Realit, qoftë këtë janar apo verën tjetër si agjent i lirë.

/GazetaBlic Sport/