Sporti

Real Madrid nuk ka të ndalur, fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit

02/26/2025 23:30
nga:Mergim Rreci

Real Madrid ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Real Sociedad.

Madrilenët triumfuan në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, shkruan GazetaBlic Sport.

Endrick realizoi golin e vetëm në Reale Arena, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Të drejtuarit e Carlo Ancelottit kanë tashmë avantazh të madh, të cilin do të mundohen ta ruajnë në ndeshjen kthyese, e cila zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’.

/GazetaBlic Sport/