Real Madrid është duke vëzhguar nga afër mesfushorin e Leicester Cityt, Wilfred Ndidi për të zëvendësuar Casemiron.
Braziliani vazhdon të jetë lojtar kyç në formacionin e Carlo Ancelotti, por “Los Blancos” janë duke planifikuar për të ardhmen.
Sipas Naija, Reali e sheh Ndidin, si pasuesi adekuat i Casemiros, ose se paku t’i bëjë garë për pozitën e titullarit për vitet e ardhshme
25-vjeçari përpos gjigantit madrilen ka qenë i lidhur në të kaluarën edhe me Manchester Unitedin, skuadër që mund të provojë ta transferojë për ta zëvendësuar Fredin, që nuk është duke bërë paraqitje të nivelit të lartë.
Ndërkohë, Ndidi vazhdon të ketë kontratë afatgjatë me Leicesterin, pra deri në vitin 2024.


