Sporti

Real Madrid nuk fiton dot ndaj Real Betis, nuk mjafton goli i Bellingham

12/09/2023 18:08
nga:Mergim Rreci

Real Madrid ka fituar vetëm një pikë në transfertë ndaj Betis.

Madrilenët barazuan me shifrat 1 me 1 në ‘Benito Villamarin Stadium’, shkruan GazetaBlic Sport.

Bellingham shënoi për avantazhin e ‘Los Blancos’, por që Ruibal barazoi shifrat me anë të një super goli nga distanca.

Real Madrid vazhdon të jetë në vendin e parë me 39 pikë, kurse Betis është në vendin e shtatë me 26 pikë.

/GazetaBlic Sport/