Real Madrid i ka bërë një ofertë të re Paris Saint-Germain-it për Kylian Mbappe.
Pasi ofroi 180 milionë euro në fund të merkatos së verës dhe që u refuzua nga klubi francez, Real Madridi raportohet se tani ka bërë një ofertë të re prej 50 milionë euro në përpjekje për të nënshkruar me lojtarin tani, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi ka vetëm gjashtë muaj nga kontrata e tij dhe mund t’i bashkohet Real Madridit falas gjatë verës, por Branchini pretendon se Los Blancos duan të marrin objektivin e tyre të gjatë më herët se kaq.
“Tani varet nga PSG, pasi Real Madridi është rikthyer për Mbappe duke ofruar 50 milionë euro disa ditë më parë”, tha Branchini për La Gazzetta dello Sport.
“Nuk e di se si do të ndodhë kjo. Më duket se kjo lëvizje nga Florentino Perez ia vlen të shikohet nga afër.
“Do të ishte turp që një lojtar si Mbappe të lëvizte falas gjatë verës. Nuk e di se çfarë mendojnë ata për këtë në Paris”.
Nuk ka gjasa që PSG të pranojë ta shesë lojtarin tani, duke marrë parasysh se nuk e bëri këtë verë.
/GazetaBlic Sport/


