Real Madridi po kërkon me ngulm mbrojtësin e djathtë, Trent Alexander-Arnold aktualisht, me kontratën e tij tek Liverpooli që skadon në fund të sezonit.
Los Blancos kanë nevojë për përforcime në të njëjtin pozicion pas lëndimit të Dani Carvajal.
Los Blancos kanë flirtuar me idenë e nënshkrimit në afatin kalimtar të dimrit, por The Telegraph në Angli thotë se një lëvizje është përjashtuar, pasi Real Madridi do të preferonte ta nënshkruante atë falas verën e ardhshme, në vend që të paguante një tarifë në janar.
26-vjeçari mund të nënshkruajë kontratë me kampionët e Evropës në 1 janar.
Lojtari ende nuk ka marrë një vendim për karrierën e tij.
/GazetaBlic Sport