Sporti

Real Madrid njofton për operimin e Carvajal

10/11/2024 16:42
nga:Mergim Rreci

Dani Carvajal iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në gjurin e tij të djathtë, njoftoi të premten Real Madridi.

Përmes një komunikimi zyrtar, merengët njoftojnë gjithashtu se mbrojtësi i djathtë do të fillojë procesin e rikuperimit “në ditët në vijim”, tranmseton GazetaBlic Sport.

32-vjeçari spanjoll pësoi një dëmtim të trefishtë në gju kundër Villarrealit në Bernabeu dhe do të mungojë për disa muaj.