Sporti

Real Madrid nis negociatat për transferimin e Bellingham

05/12/2023 13:39
nga:E K

Real Madridi do të hedhë hapin e radhës drejt nënshkrimit të Jude Bellingham.

“Los Blancos” do të nisin negociatat me Borussia Dortmundin për lojtarin 19-vjeçar, që do të jetë një proces i komplikuar, raporton AS, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas të njëjtave media, klubi gjerman nuk është i gatshëm të zbresë nga 150 milionë që kërkoi fillimisht, kur Liverpool hetoi mundësinë e transferimit dhe Real Madridi nuk dëshiron të rrisë ofertën prej 100 milionësh.

Edhe Manchester City ishte i interesuar për mesfushorin anglez dhe mund të kalonte sërish përpara nëse klubi spanjoll nuk arrin një marrëveshje. Bellingham ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025.