Mbledhja e radhës e anëtarëve të Real Madridit pritet të diskutojë ndryshimin në modelin e menaxhimit të klubit “mbretëror”, raportoi gazetari Ramon Alvarez de Mont.
Los Blancos po kërkojnë një model të ngjashëm me atë të Bayernit, në të cilin anëtarët zotërojnë shumicën e aksioneve, dhe kompanitë dhe fondet hyjnë në menaxhim me një pakicë aksionesh.
Real Madridi mund t’ua shesë 49% të aksioneve të klubit disa kompanive ose një fondi investimi, ndërsa mbi 50% do të mbetej për të ashtuquajturit “socios”. Mandati i Florentino Perez si president zgjat deri në vitin 2029.
/GazetaBlic Sport/


