Sporti

Real Madrid në kërkim të yllit të Manchester United

10/01/2021 09:20
nga:E K

Real Madrid ka synim transferimin e yllit të Manchester United, Edison Cavani.

Sulmuesi uruguaian nuk është i kënaqur në “Old Trafford”pasi humbi hapësirën në ekip me ardhjen e portugezit, Cristiano Ronaldo, shkruan GazetaBlic Sport.

“El Nacional” raporton se “Los Blancos” janë në kërkim të uruguaianit, Cavani për të përforcuar repartin sulmues.

Skuadra nga Madridi mund ta transferojë Cavanin për një shumë të ulët në janar.

/GazetaBlic Sport/