Sporti

Real Madrid në epërsi të dyfishtë ndaj Barcelonës pas pjesës së parë, madrilenët mbizotërojnë në “El Clasico”

04/10/2021 21:45
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në “El Clasico”.

Real Madrid është në avantazh me rezultat 2 me 0 pas pjesës së parë, shkruan GazetaBlic.

Karim Benzema realizoi golin e parë për skuadrën madrilene në minutën e 14’të, kurse Toni Kroos shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 28’të.

Ishte një pjesë e parë e dominuar nga skuadra e Zinedine Zidane, me Barcelonën që nuk ishte kërcënuese në asnjë moment për portën madrilene.

Megjithatë, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic/