Sporti

Real Madrid në avantazh pas 45 minutave, Bellingham ndëshkohet me karton të kuq

02/15/2025 17:08
nga:Mergim Rreci

Real Madrid është në avantazh pas 45 minutave të parë ndaj Osasunas.

Rezultati pas pjesës së parë është 0 me 1, me Kylian Mbappe që realizoi golin e vetëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, madrilenët kanë mbetur me 10 lojtarë në fushë, pasi që Jude Bellingham është përjashtuar nga ndeshja.

Kjo ndodhi pas një polemike që kishte mesfushori anglez me gjyqtarin kryesor të ndeshjes.