Real Madridi ka barazuar 2-2 në udhëtim te Elche, në ndeshjen e xhiros së 13-të të La Ligës, duke bërë që diferenca me Barcelonën të jetë vetëm +1 pikë.
Në pjesën e parë, megjithëse Elche pati më shumë raste dhe rrezikoi disa herë, rrjetat mbetën të qeta dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.
Elche zuri madrilenët në befasi duke hapur rezultatin në minutën e 53-të. Aleix Febas u fut bukur në zonë pas asistimit të Germán Valerës dhe me qetësi e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë për 1-0.
Reali reagoi në minutën e 78-të. Pas një goditjeje këndi, topi kaloi nëpër zonë dhe Dean Huijsen ishte më i shpejti për ta shtyrë në rrjetë, duke barazuar në 1-1.
Por Elche nuk u dorëzua. Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 84-të, Álvaro Rodríguez kontrolloi në mënyrë perfekte një top në kufi të zonës dhe goditi saktë në këndin e poshtëm të majtë, duke rikthyer epërsinë për vendësit në 2-1.
Real Madridi shmangu humbjen në minutën e 87-të, pas një kombinimi të bukur mes superyllave. Kylian Mbappé dha një pasim të artë në zonë për Jude Bellinghamin, i cili nga afërsia goditi me qetësi dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-2, duke vulosur rezultatin final.
Në fund, Reali largohet vetëm me një pikë nga Elche, ndërsa Barcelona ngushton epërsinë në krye me një pikë diferencë./


