Sporti

Real Madrid merr vendim për të ardhmen e Martin Odegaard

04/16/2021 12:27
nga:Mergim Rreci

Arsenali duket se do të humbasë Martin Odegaard këtë verë me Real Madridin që refuzon të nënshkruajë një marrëveshje të përhershme për mesfushorin e Danimarkës.

Odegaard ka bërë përshtypje që kur u bashkua me Gunners në huazim në janar dhe klubi nga Londra është i gatshëm të zgjas qëndrimin e tij, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, Real thotë se Odegaard, Vinicius Junior, Fede Valverde, Rodrygo Goes nuk do të shiten me asnjë çmim pasi ata konsiderohen jetik për të ardhmen afatgjatë të klubit.

/GazetaBlic/