Sporti

Real Madrid merr një lajm të mirë, ja kur pritet të rikthehet në fushë Vinicius

12/07/2023 18:03
nga:Mergim Rreci

Më në fund një lajm i mirë për Real Madridin nga infermierija.

Vinicius Jr është stërvitur me top mëngjesin e kësaj të enjte, në Valdebebas dhe pritshmëritë janë që ai të mund të rikthehet në fushë në fillim të vitit të ardhshëm, për ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, me Atlético Madrid, në Riad të Arabisë Saudite, përcjell GazetaBlic Sport.

Tchouameni poashtu  ka kryer edhe ushtrime me topin në seancën e sotme, anash pjesës tjetër të shokëve të skuadrës.