Skuadra e Real Madridit mbrëmë u mposht në Paris nga PSG në ndeshjen e fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Mjaftoi goli i Kylian Mbappe në minutën e 94’të që PSG të merrte fitoren e madhe në këtë ballafaqim ndaj “Los Blancos”, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen e dytë, Ancelotti do të jetë me “kokëdhimbje”, pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve cilësor.
Casemiro dhe Mendy do të humbasin ndeshjen e kthimit në Bernabeu për shkak të numrit të kartonave.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 9 mars.
/GazetaBlic Sport


