Real Madridi u stërvit të enjten duke menduar tashmë për ndeshjen e së shtunës kundër Elches, pas barazimit pa gola në Santiago Bernabeu ndaj Osasunas.
Në ndeshjen e djeshme, Modric nuk luajti shkaku i një dëmtimi, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, mesfushori ushtroi pa probleme me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij sot.
Përveç Modricit edhe Isco Alarcon do të jetë gati, i cili gjithashtu humbi ndeshjen ndaj skuadrës së Pamplonas.
Elche dhe Real Madrid takohen të shtunën nga ora 14:00.
/GazetaBlic Sport


