Sporti

Real Madrid me rikthim fantastik mposht Barcelonën në EuroLeague

01/26/2023 22:23
nga:Lorik J

Real Madridi fitoi El Clasico ndaj Barcelonës në basketboll.

Kjo ndeshje u vendos pas kohës shtesë (91-86). Madrilenët ishin në disavantazh gjatë gjithë ndeshjes, por në çerekun e fundit ekipi ndezi “motorët” dhe fitoi ballafaqimin e madh, shkruan GazetaBlic Sport.

Më i miri në këtë ballafaqim ishte Gabriel Deck.

Real Madridi renditet i pari në Euroligë, teksa ekipi i Barçës në vendin e katërt.

/GazetaBlic Sport