Sporti

Real Madrid me përmbysje të jashtëzakonshme mposht Manchester Cityn dhe kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve

05/04/2022 23:38
nga:L J

Skuadra e Real Madridit ka arritur finalen e madhe të Ligës së Kampionëve pas një përmbysje të “çmendur” ndaj Manchester Cityt.

Real Madrid ka fituar ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin 3-2 pas vazhdimeve, për të siguruar një vend në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City ishte duke fituar deri në minutat e fundit falë golit të Mahrez, por në skenë u shfaq Rodrygo i cili realizoi dy herë për dy minuta në sekondat e fundit të lojës së rregulltë – me ç’rast dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në fillimin e vazhdimit të parë, Benzema shënoi nga penalltia për të vulosur rezultatin final 3:2 dhe atë të përgjithshëm 6-5.

Real Madrid tani në finale do të luajë ndaj Liverpoolit me 28 maj në Paris.

/GazetaBlic Sport