Sporti

Real Madrid me interesim të madh për Bellingham, Dortmundi kërkon çmim marramendës për shërbimet e tij

11/02/2022 10:31
nga:Mergim Rreci

Jude Bellingham, mesfushori anglez 19-vjeçar tek Dortmundi, i konsideruar si një nga shpresat e mëdha të futbollit evropian dhe një nga yjet e skuadrës gjermane, është në listën e blerjeve të Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, çmimi i vendosur nga milionerët mund të jetë pengues për arkat e madrileneve, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Bild, Dortmundi pranon vetëm shitjen e anglezit për… 150 milionë euro.

Bellingham ka kontratë deri në qershor 2025 me Dortmundin, klub të cilin e përfaqëson që nga viti 2020/21, i ardhur nga Birmingham.

Këtë sezon, në 19 ndeshje, ai ka shënuar nëntë gola, katër në Champions League, tre në Bundesligë dhe dy në Kupën e Gjermanisë.

/GazetaBlic Sport/