Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ende nuk e di nëse mund të llogarisë në disa nga lojtarë kryesorë për ndeshjen e së dielës kundër Cádiz, në një ndeshje për kampionatin spanjoll.
Sipas agjencisë EFE, francezi Karim Benzema dhe spanjolli Dani Carvajal kanë probleme me muskujt dhe janë ende në dyshim, përcjell GazetaBlic Sport.
Më pas, Luka Modric rezultoi negativ dje me Covid-19 dhe mund të rikthehet, por ai nuk është 100 për qind i sigurt.
Marcelo, Asensio, Bale, Lunin dhe Rodrygo mbeten të izoluar në shtëpi.


