Sporti

Real Madrid – Manchester City, formacionet zyrtare

05/04/2022 19:40
nga:Lorik J

Një super ndeshje zhvillohet sonte në “Santiago Bernabeu”, atje ku Real Madrid dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Rezultati i ndeshjes së parë ishte 4:3 në favor të ekipit anglez, në një takim që prodhoi spektakël të madh, me skuadrën angleze që ka një avantazh që nuk garanton asgjë, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madridi synon përmbysjen e madhe sonte dhe tashmë koha po afron.

Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Ja përbërjet:

Real Madrid XI: Courtois – Carvajal, Militao, Nacho, Mendy – Casemiro, Kroos, Valverde, Modric – Benzema, Vinicius Jr.

Manchester City XI: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodri, De Bruyne, Bernardo; Mahrez, Foden, Jesus.

/GazetaBlic Sport