Sporti

Real Madrid luan sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, përballet me Al Ahly

02/08/2023 11:02
nga:Mergim Rreci

Real Madridi e fillon përpjekjen për titullin e pestë të Kupës së Botës për Klube me një ndeshje gjysmëfinale kundër Al Ahly.

Kjo ndeshje zhvillohet sonte në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Marok, me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Fituesi i kësaj përballje do të përballet me Flamengon ose Al-Hilal në finale të shtunën. Ndërsa, humbësi do të luajë për vendin e tretë.

Al Ahly ka kaluar në gjysmëfinalen e tretë radhazi të Kupës së Botës për Klube. Ata kanë mposhtur Auckland City dhe Seattle Sounders në raundin e kaluar për të kaluar në gjysmëfinalen shumë të rëndësishme kundër gjigantëve evropianë Real Madrid.

Real Madrid vjen në këtë takim pas humbjes nga skuadra e Mallorcas në La Liga.

/GazetaBlic Sport/