Sporti

Real Madrid – Liverpool, formacionet e mundshme

03/15/2023 11:35
nga:L J

Skuadra e Real Madridit sonte takohet me Liverpoolin në “Santiago Bernabeu”.

Real Madrid fitoi ndaj Liverpoolit me rezultatin 5-2, teksa tani dëshiron ta mbrojë rezultatin dhe të kalojë tutje në çerekfinale të Championsit, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra e Ancelottit do të dalë në fushë pa të dëmtuarin David Alaba.

Sa i përket Liverpoolit, Arthur, Joe Gomez, Calvin Ramsay, Thiago Alcantara dhe Luis Diaz mbeten të padisponueshëm, ndërsa Naby Keita dhe Caoimhin Kelleher janë në dyshim,

Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3): Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Eder Militao, Antonio Rudiger, Nacho Fernandez; Luka Modric, Aurelien Tchouameni, Toni Kroos; Fede Valverde, Karim Benzema, Vinicius.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Trent Alexander-Arnold, Ibrahima Konate, Virgil Van Dijk, Andrew Robertson; Stefan Bajcetic, Fabinho, Jordan Henderson; Mohamed Salah, Cody Gakpo, Darwin Nunez.

/GazetaBlic Sport