Real Madrid po shikon seriozisht transferimin e yllit të ri të Bayer Leverkusen – Florian Wirtz, raporton gazetari i “SkySportDE” Florian Plettenberg.
Manchester City dhe Bayern Munich janë gjithashtu të interesuar për mesfushorin 21-vjeçar dhe tashmë janë informuar për dëshirën e Los Blancos për të nënshkruar me të, transmeton GazetaBlic Sport.
Real Madridi ka zhvilluar tashmë bisedimet fillestare me Wirtz, por ende nuk ka hapur negociatat me Bayer Leverkusen. Aspirinët shpresojnë që ai të rinovojë kontratën e tij.
Sidoqoftë, Leverkusen do ta shesë Florian Wirtz-in te Real Madrid, pasi ata kërkojnë të parandalojnë transferimin e tij te Bayern Munich.
/GazetaBlic Sport.