Sporti

Real Madrid kërkon shërbimet e mbrojtësit të Chelsea, Reece James

03/29/2023 22:45
nga:Mergim Rreci

Real Madrid është duke u përgatitur për merkaton e verës dhe si rrjedhojë po ndjek me vëmendje emrat që i interesojnë.

Nga mediet spanjolle raportohet se “Los Blancos” kanë shfaqur interesim të veçantë për mbrojtësin e djathtë të Chelsea-t, Reece James.

Me lëvizjet që ka bërë në merkatot e fundit klubi anglez duhet të bëjë edhe largime dhe James duket një shitje që mund të sjellë të ardhura të konsiderueshme për “Blutë” e Londrës.