Sporti

Real Madrid kërkon përforcimin e mbrojtjes, ‘i vë syrin’ lojtarit të Leipzigut

09/24/2024 13:07
nga:E K

Real Madrid po monitoron nga afër zhvillimin e mbrojtësit të RB Leipzig, Castelo Lukeba. Klubi “Mbretëror” i dërgoi skautët e tyre drejtpërdrejt për të parë paraqitjet e francezit në ndeshjen kundër Atletico Madrid në Champions League, zbulon “Marca”.

“Los Blancos” tashmë po mendojnë për forcimin e mbrojtjes verën e ardhshme dhe Lukeba është një nga emrat që kanë synuar, transmeton GazetaBlic Sport.

Talenti 21-vjeçar tregon zhvillim serioz dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga “mbretërit”. Me lojërat e tij të mira arriti edhe te kombëtarja franceze, pasi ka luajtur tashmë 1 ndeshje për “gjelat”.

Lukeba vitin e kaluar ai u ble nga RB Leipzig për 34 milionë euro nga Lyon.

Që kur iu bashkua skuadrës gjermane, Lukeba ka luajtur 48 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

/GazetaBlic Sport.