Manchester City sonte e mirëpret Real Madridin në “Etihad Stadium”.
“Citizens” takohen me “Los Blancos” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Këto janë formacionet zyrtare e këtij takimi:
Manchester City: Ederson; Stones, Dias, Laporte, Zinchenko; Rodri, De Bruyne, Bernardo; Jesus, Foden, Mahrez.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Valverde, Modric; Vinicius, Benzema, Rodrygo.
Reali i Madridit nuk ka fituar asnjë nga tri ndeshjet në “Etihad” kundër Cityt në kompeticionet europiane (2 barazime, 1 humbje), dy të fundit në fazën me eliminim direkt në Champions (0-0 në gjysmëfinalen e 2015-‘16 dhe 2-1 në 1/8-at e 2019-‘20).
Sonte, mund të jetë fitorja e parë për mysafirët në “Etihad”, gjithmonë nëse do të arrihet.
/GazetaBlic Sport/


