Sporti

Real Madrid interesohet për Damsgaard

07/12/2021 13:54
nga:E K

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka shprehur interesim për mesfushorin e Sampdorias Mikkel Damsgaard.

Sipas ‘Tuttosport’, Real Madrid ka kontaktuar Sampdorian në lidhje me një transferim të mundshëm të Damsgaard gjatë afatit kalimar të verës.

“Los Blancos” i bashkohen garës me shumë skuadra për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

21-vjeçari shkëlqeu në “Euro 2020” me Kombëtaren e Danimarkës dhe paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube si Barcelona, Liverpool, Arsenal, Juventus të shprehin interesim për të.

Në anën tjetër drejtuesit e Sampodorias po përpiqen ta mbajnë në skuadër mesfushorin e talentuar, një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë duke marrë parasysh numrin e madh të skuadrave që po e kërkojnë.